Home » Fitore Pacolli : Lirim Mehmetaj po vazhdon ta ushtroj zanatin e tij të vjetër

Fitore Pacolli : Lirim Mehmetaj po vazhdon ta ushtroj zanatin e tij të vjetër

nga World Ks

Lirim Mehmetaj po vazhdon ta ushtroj zanatin e tij të vjetër. Për hir të të vërtetës dhe kundër mjegullës që ai tenton të krijojë, duhet ta sqarojmë këtë “zbulim” të tij të radhës. Kontrata për ndërtimin e objekteve në Istog është lidhur në një kohë kur unë nuk kam qenë fare ministre. Lirimi e di këtë shumë mirë, por faktet nuk i hyjnë në punë kur qëllimi i vetëm është shpifja dhe propaganda e ligë.

​Metoda e tij është tashmë e lexueshme: kur s’ka fakte, shpik; kur s’ka argumente, sulmon. Kjo është mënyra se si jetojnë njerëzit që profesion të vetëm kanë njëllosjen e tjetrit.

​Të nderuar qytetarë, mos bini pre e dikujt që ushqehet nga mashtrimi.

Rrena mund të bëjë zhurmë për një moment, por e vërteta e nxjerr gjithmonë zbuluar. Lirimi sot thjesht konfirmoi edhe një herë se ku përfundon një “gazetar” kur kthehet në mjet propagande: i pabesueshëm dhe i dëshpëruar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment