Home » Ferdane Sahiti : Këshillë për të gjithë ata që marrin përgjegjësi për shtetndërtim:

Ferdane Sahiti : Këshillë për të gjithë ata që marrin përgjegjësi për shtetndërtim:

nga World Ks

Një sistem i mirë nuk e nxjerr forcën e njeriut me fjalë fyese apo ofendime.

Ai e prek secilin qytetar jo duke e ulë, por duke e ngritë.

Forca e vërtetë nuk vjen prej ashpërsisë, por prej vetëdijes, qetësisë dhe dinjitetit.

Njeriu mëson me u mbrojtë jo duke i ulë të tjerët, por duke qëndru drejt për vete pa frikë dhe pa nevojë me ofendu askënd.

Një sistem i mirë i jep forcë çdo qytetari secilit, pa dallim me i kërku të drejtat e veta.

Jo me gjuhë denigruese, por me guxim dhe me respekt për veten.

Sepse kur qytetari e ndjen veten të respektum, ai nuk ka nevojë me bërtitë ai flet qartë.

Kur ai e din vlerën e vet, nuk përkulet qëndron.

Dhe kur ai qëndron, ai nuk lufton kundër tjetrit por për veten dhe për të drejtën.

… dhe mos harroni se ndihma e vërtetë nuk e ban njeriun të varun e ban të fortë, të vetëdijshëm dhe të aftë me ecë përpara vetë.

Qëllimi nuk asht me reagu me nerva, por me vepru me mendje të kthjelltë, me guxim dhe me dinjitet.

Një sistem i shëndoshë krijon njerëz që dinë me folë drejt, me u mbrojtë drejt dhe me jetu me respekt për veten dhe për të tjerët.

Në thelb:

Një sistem i mirë nuk e shtyn njeriun me bërtitë e zgjon atë me folë drejt, me qëndru fort dhe me jetu me dinjitet.

FS

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment