Home » Shkruan :Refiqe R. Hamiti MASHTRUESIT E GRENELLIT

Shkruan :Refiqe R. Hamiti MASHTRUESIT E GRENELLIT

nga World Ks

MASHTRUESIT E GRENELLIT

Shkruan :Refiqe R. Hamiti

Këta po i përulen dikujt që po e bën Kosovën paqaver sepse edhe jasht çdo funksioni:

Grenell po shet mend .

Këta po ia blejnë ” mendët” Grenellit .

Albini nga sot po hesht… sepse heshtja është flori

Luftë e ripërsëritur,kush do të dështojë?

Vjosa po e mat vetën, a me formue parti tē re?

LDK po bëhet blerësja më e madhe e “mendëve”.

PDK po luan poker.

AAK po pret me kcye hopa.

Prandaj :

Në këtë treg të madh fjalësh të vogla, mendja shitet me kilogram dhe blihet me duartrokitje.

Dikush përkulet, dikush shet “urtësi”, e dikush tjetër e blen votën si të ishte mall në zbritje.

Njëri, edhe jashtë çdo funksioni, sillet si pronar i skenës flet, shpall, orienton.

Këta këndej shiten dhe mashtrohen …

Të gjithë po rreshtohen si nxënës të zellshëm, duke ia blerë “mendët” pa faturë, pa garanci.

Dhe në mes të kësaj zhurme… e që duhet një heshtje e artë:

nga Albin Kurti …

Sepse ndonjëherë heshtja nuk është flori është kalkulim.

Lufta përsëritet, jo për ideal, por për renditje në listën e radhës.

Kush do të dështojë?

Pyetje naive… sepse gjithë kjo lojë nuk bëhet për të fituar qytetari, por për të mos humbur pushtet.

Njëra mat veten në pasqyrë politike: a jam mjaft për një parti të re?

Tjetra blen “mendë” me shumicë, si tregtar që ka frikë nga mungesa e stokut.

Njëri luan poker me karta që i njeh vetëm vetë.

Mbretresha e hollë …

Tjetri pret momentin për “hop”, sikur politika të ishte lojë fëmijësh me radhë.

E publiku?

Publiku duartroket, zemërohet, harron… dhe prapë beson.

O sa të banë i ligu, qëllon i forti !?

P.S.

O opozitë dhe ju pozitë , mos u bëni klientë të mendëve të huaja se në fund del që s’keni as mendë tuajat, as fytyrë për me kërkuar llogari.

Populli sheh,

dëgjon,

dhe pret…

deri kur?

-Deri te kutia e votimit…Pastaj ky qershori i 2026 , ka me u ba përshesh .

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment