Jetë e padrejtë!
Për disa njerëz,
jeta nuk ju erdhi e lehtë.
I përplasi si një det i egërsuar
në shkëmbinj të mprehtë.
Janë ata që kanë harruar,
kur qe era e fundit
që u ndjenë të qetë;
Ku çdo ditë që lind,
është një sprovë që buzëqeshjen ju vret.
Ata që jeta i goditi kudo
dhe prapë nuk rranë.
Ose rranë,por nuk mbetën poshtë.
Nuk ju falën mendim të dytë
por vetëm vështirësitë.
Atje,me copat e tyre të thyera
ndërtuan diçka,që njerëzit
nuk do ta kuptojnë kurrë.
Durimin!
Ai që dhëmb.
Ai që të bën të vazhdosh
kur brënda teje,ke mbaruar
njëmijë herë.
Nuk kërkojnë keqardhje,
nuk kërkojnë shpëtimtarë.
Por dinë mirë,nëse ndalojnë
zdo të ketë askush,ti çojë.
Kështu vazhdojnë.
Me dhëmbët të shtrënguar
dhe shpirtin të rëndë.
Sepse mësuan diçka,që të tjerët
kanë frikë ta mësojnë.
Jeta është e padrejtë!
Është një luftë për ekzistencë.
Dhe ata;
mësuan të mos dorëzohen asnjëherë!!
Çerazela Kondi,24 Prill,2026,Athinë!!
