Home » Çerazela Kondi : Dashuria e vërtetë!!

Çerazela Kondi : Dashuria e vërtetë!!

nga World Ks

Dashuria e vërtetë!!

E shikon dhe e dashuron

përsëri dhe përsëri.

Çdo minutë,çdo moment

sikur nuk e ke parë asnjëherë.

Dhe ajo,nuk është nevoja

të thotë shumë.

Shikimi i saj mjafton, të të zhveshë

nga mendimet,llogjikë,frikë.

E shikon dhe ndjen që mundesh

të humbasësh,në shpirtin e saj

për gjithmonë,kupton që dashuria

nuk është vetëm ndjenjë.

Është ajo çmenduri e ëmbël

që të ngroh zemrën.

E shikon dhe papritur

bota për rreth,hesht.

Ndalon koha,për një moment.

Dhe aty,lind pasioni,dëshira.

Nuk është bukuria e saj,

është mënyra që buzëqesh.

Dhe atëhere kupton

që ekzistojnë njerëz

që nuk futen thjesht

në jetën tënde,por në mëndje.

Vinë si zjarr që djeg.

Sepse disa femra,

nuk i dashuron thjesht.

I dëshiron!

I ëndërron!

I dashuron përsëri e përsëri

çdo minutë,çdo moment

në pafundësi!!

Çerazela Kondi,2 Mars,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment