Home » Kryeministri Kurti shtron drekë për të ngarkuaren me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati.

Kryeministri Kurti shtron drekë për të ngarkuaren me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati.

nga World Ks

Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.

Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.

Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.

Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment