Home » Albin Kurti dita e Forcës na gjen më të fortë se kurrë më parë

Albin Kurti dita e Forcës na gjen më të fortë se kurrë më parë

nga World Ks

Dita e Forcës na gjen më të fortë se kurrë më parë. Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në këto katër vitet e fundit. Më përpara, ushtria jonë ka qenë më pak e pajisur edhe se vetë Policia e Kosovës. Ndërkaq tani është e pajisur me teknologji moderne, me dronë Skydagger dhe TB-2 Bayraktar nga Turqia, Puma dhe sistem anti-tank Javelin nga ShBA, e së shpejti do të kemi fabrikë të municionit dhe prodhimit të dronave Made in Kosova e helikopterë Black Hawk nga ShBA.

Me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë e gjithnjë e më shumë, brezat e rinj jetojnë të sigurtë, në paqe, zhvillohen dhe lulëzojnë. Gëzuar të gjithëve Dita e Forcës, 27 nëntori, dhe një falenderim i veçantë për aleatët tanë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe oficerët, nënoficerët, ushtaret e ushtarët tanë, të cilët edhe në ditë të festave shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve pa dallim. Urime!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment