Shkruan Mërgimtari nga suedia :Ferat Selimi
Ata që i çuat me ik, sot ju kthehen me votë
S’keni votu as buxhetin, as marrëveshje tmerr,
veç e keni mbajt peng shtetin, na keni lanë n’terr.
Tash kthehen ata që i çuat me ik me lot,
me ju thanë n’sy, boll ma, s’jemi ba të kotë!
Prej aeroportit e deri te vendi i votës,
hallin n’shpinë, po zemrën drejt Vetëvendosjes.
Mërgata s’vjen për ndërrim viti n’ket motmot,
po me ju tregu se fjala e jonë asht votë.
Keni fillu herët prap me parashikime,
por kësaj here ka me pas shumë vërshime.
Morët vota prej votuesit, o “debila”,
kurr s’e kisha mendu që jeni kaq servirla.
28 dhjetor, ma s’ka lojë n’ket vend,
po kthehet mërgata, do t’na mbani n’mend.
Ata që i lat pa punë, pa atdhe n’për botë,
do merrni goditjen si kurrë ma parë me votë.

