Home » Adifete Shiti godet fortë Edi Ramen për qështjen kombëtare

Adifete Shiti godet fortë Edi Ramen për qështjen kombëtare

nga World Ks

Deklarata e kryeministrit Rama se “s’mund të jetojë në shekullin XIX-XX” kur pyetet për bashkimin kombëtar, është më shumë sesa një qëndrim politik – është një dëshmi e shkëputjes së plotë nga realiteti kombëtar dhe historik i shqiptarëve.

Të flasësh për bashkimin si diçka të tejkaluar është të mos kuptosh që vetë e ardhmja ndërtohet mbi bazat e së kaluarës. Ideali i bashkimit nuk është nostalgji, por një projekt i papërfunduar kombëtar, i cili nuk humbet vlerë me kalimin e kohës.

Në vend që të nxisë ndjenjën e përkatësisë dhe të kërkojë rrugë të reja bashkëpunimi kombëtar, ai e relativizon atë duke e quajtur “të kaluar”. Ndërkohë, realiteti është i dhimbshëm: kërkohet fuqi punëtore nga Bangladeshi, ndërsa rinia shqiptare largohet masivisht drejt Perëndimit.

Një qeveri që nuk e kupton peshën e bashkimit dhe identitetit kombëtar, në fakt nuk ka as vizion për të ardhmen. Pa këtë ndërgjegje, çdo zhvillim është i cekët dhe çdo progres mbetet i përkohshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment