Home » Edhe pse thoshin që LIRIA KA EMËR, doli që Liria kishte shumë emra.

Edhe pse thoshin që LIRIA KA EMËR, doli që Liria kishte shumë emra.

nga World Ks

Shkruan : Haxhi Avdyli

Edhe pse thoshin që LIRIA KA EMËR, doli që Liria kishte shumë emra.

Por nëse marreveshjet e dëmshme me Serbinë kanë emër të përveqëm, emrin e ka EDITA TAHIRI.

Na solli marrëveshjen për asociacionin, amnistinë për kriminelet serb në veri, fusnotën e famshme, shkurt na solli shumë Serbi brenda Kosovës.

Edhe akoma ka guximin të del nëpër intervista të kritikoj, të sulmoj.

Kënd? Atë që ua devalvoi marreveshjet dëmshme me Serbinë.

Po kritikon ata që shtrin sovranitetin e kushtetutshmërinë cep më cep të shtetit tonë.

Po kritikon ata që shporrën çdo ndikim Serb nga Kosova.

Në vend që të kërkoi falje popullit të Kosoves, ajo vazhdon me ngulm e vendosmërinë e çuditshme ti mbroj veprimet të dëmshme të saj dhe shefave të saj.

A kanë more këta pasqyrë morale të shikojnë veten, e të gjejnë gabimet e bëra kunder vendit të vet, të reflektojnë e të pendohen.

Edhe pse me nënshkrimet e saj anti Kosovë, po vuajmë si shtet ti zhbëjmë , ajo akoma me arrogancë e injorancë insiston në veprimet të gabueshme kunder vendit të saj .

Kjo është Edita, që asnjëherë nuk tha Sedita.

Po ta dinte që nuk diti, EDITA së paku do dinte të hesht. Por jo…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment