“Në Kushtetutë nuk thuhet se duhet pëlqimi i ‘Listës Serbe’ apo i Vuçiqit”
Ja dhe versioni i shkurtuar i reagimit të ish-anëtares tjetër të Komisionit Kushtetues, që bashkë me Prof. Bajramin dhe Prof. Kryeziun ka shkruar Kushtetutën – znj. Gjylieta Mushkolaj.
(Versionin e plotë e gjeni në koment)
Znj. Mushkolaj thekson në intervistën e saj:
“Kuvendi i Kosovës konstituohet me zgjedhjen e Kryetarit. Nënkryetarët kanë vetëm funksione administrative – askund në Kushtetutë nuk thuhet se duhet pëlqimi i ‘Listës Serbe’ apo i Vuçiqit.
Fatkeqësisht, nga 100 deputetë shqiptarë, nuk u bënë 61 që ta shporrin ndikimin e Vuçiqit nga institucionet tona. Delegatët e tij sabotuan, por Kushtetuta është e qartë: Kuvendi është funksional.
Presidentja nuk është zgjedhur për t’iu nënshtruar Vuçiqit, por për të garantuar sovranitetin dhe funksionimin e Republikës. Mandatimi i kandidatit për kryeministër nuk është shkelje kushtetuese – është detyrim.”