Home » Një kujtim për mikun e vjetër Gani Zhuniqi tani i Ndjerë

Një kujtim për mikun e vjetër Gani Zhuniqi tani i Ndjerë

nga World Ks

Dërguar nga Fadil Islami

Gani Zhuniqi ishte një puntorë i vjetër nga Bellacërka që kishte emigruar në Gjermani qysh heret dhe punonte me djersen e ballit për ti rritur fëmijët e ti porë edhe për ti ndihmuar familjes së gjër siq ishte tradita jonë shqiptare.

Kët fotografi me shkrimin e dërgoi Fadil Islami i cili siq e përshkruan ai kishte kojtime të mira me Bacin Gan siq e thot autori.

Bacen Gan e njofta në bazë të mikut tim Xhavit Zhuniqit i biri i Gani Zhuniqit , ne në atë kohë ishim i vetmi grup muzikor i kompletuar në Gjermani dhe manim gjallë kulturen Sjqiptare në Gjermani me koncerte , Dasma e ahengje të ndryshme spese për kohen që po flasim ishin mbyll kufit e Gjermanis dhe nuk mund të udhtonten askush më pë gjermani.

Kur shkonim tek Xhaviti në Würzburg Bacen Gan e gjejsha kamkryq duke na pritë dhe ja kercitshmi muhabetit , dhe u qonte ngadal Baca Gan dhe e sillte atë shishen me Raki që e bënte vetë dhe e sillte nga Kosova.

Hajde thoshte ta pim nga një gotë raki shpie , se kët shishe e kamë vetëm pë ata që i dua shumë , e unë edhe pse nuk isha shumë prej atyre që e perdorja Alkoholin nuk ja prishja qefin Baces ganë .

Rrinim gjatë deri në gjysmen e nates duke bisedua e duke na treguar tregime dhe perjetimet e ti që nga dita e parë kur ka ardhur në gjermani , dhe asnjëher nuk u ngopshim me muhabet .

Ky ishte Baca Gan njeri i veqant dhe mikpritës e sidomos kur isha unë mysafiri i preferuar i Bacit Gan, e qe besa edhe Baci Gan ishte njeriu i veqant për mua .

Prehu në paqe Baci Gan Shpirti ytë bëft dritë , i leht të qoft dheu i Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment