Home » Kujt ja ka kushtua Mentor Thaqi kët poezi

Kujt ja ka kushtua Mentor Thaqi kët poezi

nga World Ks

ZOJË AS BURRË

Tue marrë turr, s‘bâhesh burrë,

K‘shtu burrninë veç sa e tkurrë!

S‘bâhesh zoj‘, tue blue me gojë,

Është krekosje e pa nevojë!

Vlerë e nder, âsht fisniknia,

Therrë në derë âsht koprracia!

Zoj‘ as burrë, s‘bâhesh kurrë

Tue i marrë, hiles turr!

Mbaje veten, se vetja t‘mbanë

Kur ecë mesit, i ke dy anë!

Sa herë méndja t‘merr dallash

Budallakinë e matë me pash!

Bardh me pa, duhet hapun sytë,

Méndja e lehtë, ta rânon krytë!

Epo, zojë as burrë, jo bash kurrë,

Tue e luejt hilen me turr!

Mentor Thaqi

23-24 gusht 2025

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment