LDK-ja e përdori babën e Edon Zhegrovës për fushatë, e rinumërimi i veç një kutie votimi në Vushtrri tregoi se në të pati 63 vota që ia vodhën.
Në këtë kuti u janë vjedhë 41 kanidatëve për deputetë 248 vota.
Ndërkaq, 51 kandidatëve u janë përshkru gjithsej 380 vota që nuk ua ka dhënë votuesi.
Përfituesi më i madh nga kjo hajni është Xhafer Tahiri, të cilit i janë shtu 88 vota. Përfituesi i tretë është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe pasohet nga tre kandidatë të rrethit të tij: Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami.
Këtë hajni e tregon veç një kuti votimi, nga 2693 sa janë për të gjithë Kosovën.
Tani lind pyetja: Cila është përmasa e hajnisë që do të dëshmohej brenda LDK-së, sikur të rinumërohen të gjitha kutitë?
Vjedhja industruale në këtë kuti u zbardh pas denoncimit që bëri një kandidate e LDK-së. Sot, rinumërim po kërkon edhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën që u përmbyll, Arben Gashi, të cilin rezultati i përshkruar e la jashtë Kuvendit.
Kjo skemë hajnie brenda LDK-së është realizu në prezencë të kamerave.
Po cila është përmasa e vjedhjes në votat me postë, të cilat vendosen edhe pa kamera, edhe pa komisionerë e edhe pa vëzhgues?
Përgjigje të mirë jep rezultati që iu përshkrua Lulzim Zhegrovës. Pavarësisht ndikimit të madh tek mërgata nëpërmjet emrit të Edonit që është yll futbolli, ai u rangua i 98-i brenda listës së LDK-së me gjithsej 207 vota të nxjerra nga zarfet.