Home » Si të quajnë…?!

Si të quajnë…?!

nga World Ks

Si të quajnë…?!

Lind në shpirtin tënd.

Kur jeta,të merr nga dora

dhe të drejton.

Atje ku do të takoj,për herë të parë.

Atëherë,lë mbrapa cdo hidhërim,

çdo zemërim,gjithçka që më lëndoi.

Dhe shoh,vetëm dritë.

Nuk kam më keqardhje,as brengë.

Ndjej brënda vetes,një ndjenjë

të veçantë.

Sytë më mbushen me lot.

Një gëzim i ngrohtë,më përmbyt.

Heshtur,çuditërisht.

Më pyet,kur përballë tani qëndroj

dhe zgjat dorën,në zemrën tënde:

“Kush je”si të quajnë;

Po të prezantohem atëherë.

” Më quajnë” MIRËNJOHJE!

Çerazela kondi,28 Tetor,2025,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment