Home » Se t’kam dashtë

Se t’kam dashtë

nga World Ks

Se t’kam dashtë

Si toka që ka nevojë për shiun,

Vjeshta për gjethët e shushurituna,

Dimni për ngricat e akullta,

Kom pasë nevojë për zanin tand,

Si kanga për melodinë,

Melodia për vargun.

Se t’kam dashtë me dashninë e gruas,

Si bariu bjeshkët e zogjtë malin,

Si vera pa lule e pranvera pa erë,

Në këtë natë me vetminë,

Pa ty n’shpirt më ka ra një mall,

I përflakët, ndezë zemrën e harrueme.

Se t’kam dashtë siç do hëna natën,

E yjet qiellin e largët.

Se t’kam dashtë aq fort,

Sa zemra s’e duron dot ikjen tande.

Heshtun e heshtun… ngadalë-ngadalë,

Si për dreq, shpirti i një gruje t’don hala.

Se t’kam dashtë… e t’du hala.

Dalinë 💙

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment