89
Qëndro aty ku lulëzon vlera Qëndro mes euroditeve, aty ku fjala s’është zbukurim, por dritë që ndriçon mendjen.
Qëndro me modestët, me ata që ecin butë mbi dhe, por lënë gjurmë të thella, me të mirët, se thjeshtësia është një pasuri që s’tregohet me zë.
Qëndro në kopshtin e trendafilave, ku heshtja ka erën e dashurisë, mes maleve që rrinë në blerim, e flasin me shpirt, jo me zhurmë.
Qëndro pranë atyre që dinë, jo pranë atyre që flasin për të harruar veten, se modestia është guxim, është të mos ndritësh vetë, por të lësh dritë pas teje
. Nezafete Jakupi