Home » Çaste Poetike me poeten Armenida Qyqja: Nuk guxon të thinjet sekondi

Çaste Poetike me poeten Armenida Qyqja: Nuk guxon të thinjet sekondi

nga World Ks

Armenida Qyqja

Nga shekuj të harruar, je nisur për tek unë,

Hero zemre!

Në një epokë që ka gjithçka veç zemrës,

Emocione që ndizen e shuhen

Me një komandë në databazën kuantike,

Njerëzim i kurdisur!

I vendosur, gjurmët e mia ke gjurmuar

Nëpër moçale e shkretëtira,

Dhe kur dheu i ka përpirë i xhindosur,

Aromën time ke ndjekur,

Afshin e një trupi që refuzon të ftohet

Dhe kur qark veç akullnaja ka…

Heroi im, unë e di

Që me këmbët në krahë je nisur

Di dhe se heronjtë sprovohen

Më shumë se vetë të përndjekurit e fatit,

Ndaj e kam ndalur kohën,

Gjer në mbërritjen tënde,

Nuk guxon të thinjet sekondi!

-ARMENIDA-

Dhjetor 2025

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment