Home » Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel takohet me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel takohet me presidenten e Parlamentit Evropian

nga World Ks

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, u takua me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Presidentja Osmani rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për një partneritet të ngushtë me Parlamentin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për përparimin e integrimit të Kosovës në BE.Gjatë bisedës, Presidentja Osmani e informoi Presidenten Metsola për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës.

Ajo nënvizoi lidhjet e qarta të Serbisë me këto sulme, duke përfshirë edhe aktin e agresionit të vitit të kaluar në Banjskë për të cilin ende nuk ka llogaridhënie.

Presidentja theksoi se është thelbësore që autorët e këtyre krimeve të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Kosovës për të arritur objektivat e saj të integrimit evropian dhe kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe largimin e masave, të cilat më së shumti po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment