Home » Poetja Adifete Shiti godet ata që po i pakzoin fëmit e tyre me emra të huaj

Poetja Adifete Shiti godet ata që po i pakzoin fëmit e tyre me emra të huaj

nga World Ks

Shumë prindër sot po i pagëzojnë fëmijët me emra italianë, grekë, arabë, turq e spanjollë. Mendojnë se kështu po u japin një ‘modernitet’, por harrojnë se emri është pjesë e identitetit, është vula që ndjek njeriun gjithë jetën. Nesër, kur këta fëmijë të rriten, do ta kenë shumë më të lehtë të identifikohen si italianë, grekë apo arabë, sesa si shqiptarë.

Identiteti nuk humbet vetëm prej emrit, por emri ka një peshë të madhe – të tjerët të njohin nga ai, e ti e sheh veten përmes tij. Një emër shqiptar, qoftë tradicional apo modern me rrënjë shqipe, është një mburojë që ruan lidhjen me origjinën. Pa të, gjeneratat e reja rrezikojnë të ndihen më shumë ‘të huaj’ se sa pjesë e këtij trualli.

Emri shqiptar është rrënjë, është lidhja me origjinën tonë. Kur e humbim këtë, rrezikojmë të humbim një pjesë të vetes.

Adifete Shiti ✍️

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment