Ndoshta s’duhej t’i kisha reklamuar Linajt si “Parisi i vogël”. E vërteta është tjetër, nga sa duket në një foto që jam kujdesur shumë të përcjell mirësi.
Ky është një vend malor, i bukur dhe i qetë, por i lënë pas dore, pa investime. Nuk gjen një dyqan për të blerë një shishe ujë. Disa panë fotot e mia, por pak e kuptuan se ato janë gjithmonë një formë proteste me ironi të qëllimshme.
Jo të gjithë kanë aftësinë t’i lexojnë drejt dhe nuk pres më shumë nga “zhabat e pellgut” kryeqytetas…
Këtu nuk jam “administratore” fshatrash; Linajve, Egc-it apo Lepuroshit.
Jam thjeshtë një mësuese me klasa kolektive, që do të thotë të bësh punën e tre vetave dhe të paguhesh për një.
Këtë rrugë e kam bërë shtatë vjet në këmbë, në kushte që më kujtojnë Migjenin, mes shiut, baltës, borës dhe stuhive, që prej 2015-ës nuk kam munguar asnjë ditë në punë dhe jo nga frika, por nga respekti që kam për nxënësit e mi.
Projektin e rrugës dhe këmbënguljen për ta çuar përpara i kam marrë përsipër vetë. Shpesh vetëm përmes Facebook-ut, sepse disa mendojnë se aty “nuk ke forcë”. Po kush ka trajtuar tema të ndjeshme dhe ka parë çfarë sulmesh vijnë pas, e di mirë se çfarë do të thotë të kesh goditur mbi kokën e atyre që ju dhëmb e vërteta.
Siç e kam thënë , Linajt janë vend i varfër dhe i braktisur nga njerëzit dhe pushteti.
Çdo ditë njerëzit largohen dhe shkolla po shkon drejt mbylljes. Nuk jam këtu sepse s’jam mësuese e mirë apo s’kam formim. Jam këtu sepse sulmi ka qenë politik, i qartë dhe i drejtpërdrejtë, mënyra për të më eliminuar, meqënse plumb tjetër nuk kanë pas në dorë…
Lirinë si individ e kam pasur që në lindje, jam vajzë Spaçi, jam vajzë e dy prindëve që nderohen kudo dhe emrat e tyre i mbaj me krenari të madhe.
Mos më ngatërroni me bijtë e komunistëve apo patronazhistëve. Prindërit më mësuan të jetoj ndershmërisht, të shoh njerëzit në sy dhe të mos më shuhet drita nga fytyra.
Nuk më mungon as posti dhe as pushteti. Qeveria s’ka lënë demokrat pa oferta. Kush deshi, iku…
Unë vazhdoj të jem në Linaj edhe sot, pas njëmbëdhjetë vitesh, dhe do të jem deri në fund, jo për turizëm elitar, por për qëndresë njerëzore. Për shembullin e dikujt që nuk bën kompromise.
Ndaj mi kurseni sulmet ju gjasme “qendrestarët nga divani” apo më keq akoma pas xhamit të telefonit dhe shumë herë jeni anonim se nuk keni kurajo të dilni me emrin tuaj.
Unë luftoj për liri, demokraci dhe meritokraci.
Kush më shkel mbi këto parime në luftë është me mua!
