Home » Ministri Ejup Maqedonci pret në takim Kancelarin Federal Martin Pfister

Ministri Ejup Maqedonci pret në takim Kancelarin Federal Martin Pfister

nga World Ks

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Kancelarin Federal, Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister.

Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës fal diasporës tonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit, andaj dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm.

Me ministrin Pfister diskutuam për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve, një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, ndërsa e njoftova dhe mbi zhvillimet e rëndësishëm që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur gjatë viteve.

Gjithashtu theksova dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Të dy u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Faleminderit Zvicrës për mbështetje dhe besim, së bashku po ecim drejt një të ardhme më të sigurt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment