Home » Krejt bota flen

Krejt bota flen

nga World Ks

Nga : Mimoza Rexhvelaj ·

Krejt bota flen

Veç buzët e mia t’trazume

nëpër mendime t’vjetra

rehati s’gjejnë.

Krejt bota hesht

Veç gishtat e dorës teme s’pushuen

tu njeh prapsitë e saj

lye në t’njelme.

Tanë frymët ia lashë natës

në prehen e vet t’errët,

ndër tik-taket e mekuna

në prag t’pritjes.

Mëngjes i bardh, hajde,

e m’i fshi krejt çka ndjeva deri tash.

Se due me ja nis

prej fillimit…

E lash, kam me e ba botën

siç ma bani mue mram,

kur më rrokullisi

nder tesha t’ veta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment