Home » KRAHASIMI: QËNDRIMET E QEVERISË KURTI DHE REZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN PËR KOSOVËN

KRAHASIMI: QËNDRIMET E QEVERISË KURTI DHE REZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN PËR KOSOVËN

nga World Ks

Për opozitën që akuzon Qeverinë Kurti si anti-evropiane: Parlamenti Evropian flet ndryshe! Faktet flasin qartë — Evropa dhe Qeveria Kurti janë në një vijë.

poshtë paraqitet tabela e krahasimit, që dëshmon përputhjen e plotë mes Rezolutës së Parlamentit Evropian dhe kërkesave të Qeverisë Kurti për Kosovën. Kjo përputhje rrëzon propagandën e opozitës, e cila në mungesë të alternativës, shpif kundër kursit euroatlantik të qeverisë aktuale.

Përmbledhje e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën (7 maj 2025):

-Kërkohet marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht obliguese dhe e bazuar në njohjen e ndërsjellë.

-Kërkohet heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

-Përshëndetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, mbështetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

-U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin.

-Shprehet shqetësim për situatën në veri, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe incidentit në Ibër–Lepenc.

-Kritikohet Serbia për mosndjekjen penale të autorëve të sulmit në Banjskë.

-Kritikohet lidhja e Serbisë me Rusinë dhe kërkohet rishqyrtimi i ndihmës financiare nga BE për Serbinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment