Home » Fe Plast në Prizren është kompani tash e 10 vjet që merret me prodhimin e roletave për dritare, por ngritjen e zgjerimin më të madh e ka përjetuar në pesë vitet e fundit

Fe Plast në Prizren është kompani tash e 10 vjet që merret me prodhimin e roletave për dritare, por ngritjen e zgjerimin më të madh e ka përjetuar në pesë vitet e fundit

nga World Ks

Fe Plast në Prizren është kompani tash e 10 vjet që merret me prodhimin e roletave për dritare, por ngritjen e zgjerimin më të madh e ka përjetuar në pesë vitet e fundit. I ka 110 punëtorë në dy ndërrime, dhe asnjëri nuk ka pagë më të ulët se 650 euro. 80% të prodhimit e eksportojnë në gjithsej 24 shtete: përveçse në rajon të Ballkanit Perëndimor e në vendet e BE-së, edhe në shtete të tjera, nga Ukraina në Evropën Lindore e deri te Egjipti e Libia në Afrikën Veriore. Makineria e automatizuar është moderne dhe prodhim italian. Fe Plast është shembull i biznesit që punon, prodhon, eksporton dhe fiton.

E vizituam bashkë me deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi, njëherësh kandidati ynë për kryetar të Komunës së Prizrenit, dhe Arbër Rexhaj. Mbështetjes së nivelit qendror për bizneset, me Artanin kryetar do t’i bashkohet edhe kujdesi dhe përkrahja e nivelit lokal. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë e punë të mbarë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment