56
Falja është… s’di çka.
Nuk jam e sigurt që e kam provuar ndonjëherë.
sepse për të falur duhet të harrosh.
Dhe sepse mëkatet nuk janë gabime…
Janë vendime.
Sa për mua…
nuk di çfarë të rrëfehem.
Veç e di: shpirti im ka ditë që bën dava në mua
…dhe unë s’di si t’i përgjigjem.
Vatikan, 22 nëntor 2025
