Home » Kryetari Halil Thaçi priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph

Kryetari Halil Thaçi priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph

nga World Ks

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të kabinetit të Kryetarit, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Gjatë takimit, Ambasadori Rudolph shprehu gatishmërinë për të mbështetur komunën dhe për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Kryetari Thaçi falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit dhe mbështetjes në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Obiliqit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment