Sonte kisha nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, ku diplomuan 397 të rinj e të reja, të cilët nga sot i bashkohen misionit fisnik të shërbimit ndaj qytetarëve dhe sigurisë së Republikës sonë.
Veçanërisht emocionues ishte diplomimi i dy fëmijëve të heronjve tanë, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët ranë në krye të detyrës për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
Baballarët e tyre dhanë jetën për atdheun, ndërsa fëmijët e tyre sot veshin me krenari uniformën e Policisë së Kosovës, duke vazhduar rrugën e nderit dhe të shërbimit ndaj vendit.
Policia jonë po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes rritjes së buxhetit, investimeve në pajisje moderne dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore e operative, po ndërtojmë një polici gjithnjë e më profesionale dhe më të përgatitur për sfidat e sigurisë.
Urime të gjithë pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës! Shërbefshi me nder, dinjitet dhe përkushtim ndaj Republikës!
Lavdi e përjetshme heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku!
Mefail Bajqinovci
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
