Home » Albin Kurti : Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur dhe do të vazhdojmë ta forcojmë, mbi bazën e vlerave dhe orientimeve tona të përbashkëta.

Albin Kurti : Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur dhe do të vazhdojmë ta forcojmë, mbi bazën e vlerave dhe orientimeve tona të përbashkëta.

nga World Ks

Sot mirëprita delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët bashkëbiseduam për partneritetin që po thellohet në ekonomi, siguri dhe mbrojtje.

Gjatë mandatit të kaluar, kemi investuar afër gjysëm miliard euro vetëm në sisteme të armatimit, duke arritur një nivel të paprecedentë të partneritetit në fushën e mbrojtjes. Pjesa kryesore e prokurimeve është realizuar përmes programeve Foreign Military Sales (FMS) dhe Direct Commercial Sales (DCS).

Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar gjithashtu dislokimin e një kontingjenti të FSK-së si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

Në takim po ashtu ngrita edhe çështjen e zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok dhe përsëri u bëra thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë për deklasifikimin e dosjeve ushtarake të arkivuara dhe ofrimin e informacioneve lidhur me këto varreza.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment