E dashur Dianë,
Ti je shndërruar në sinonim të vajzës së talentuar, të përkushtuar dhe të guximshme. Ti je shembulli më i mirë se me punë, vullnet dhe vetmohim mund të tejkalohen edhe sfidat më të mëdha të jetës.
Suksesi yt në përfundimin me rezultate të larta, nivelin Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, është një arritje shumë e madhe për të cilën ndihet krenare e gjithë familja jonë. Ne jemi krenarë me punën dhe përkushtimin tënd, me mënyrën se si e ke ndërtuar rrugën e shkollimit, duke i përballuar me dinjitet edhe vështirësitë sociale të jetës. Krahas studimeve, ti gjithnjë gjete kohë edhe për aktivitete të tjera, për njerëzit që të rrethojnë dhe, mbi të gjitha, për atë buzëqeshjen, krenarinë dhe humorin e lehtë që të karakterizojnë.
Jeta të vuri herët përballë sfidave të mëdha. Në një moshë kur një vajzë si Ti kishte nevojë për mbështetjen dhe praninë e babait, ti u detyrove të ecësh përpara me një forcë të jashtëzakonshme. Kujtimi për babain tënd, Naserin, është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e rrugëtimit tënd profesonal dhe jetësor. Besoj se sot, nga çdo kujtim i bukur që ruan për të, suksesi yt do të ishte një nga arsyet më të mëdha për të qenë Ne të gjithë krenar me ty.
Ti dëshmove se vështirësitë nuk janë çdo herë pengesë, përkundrazi për Ty ato u bënë forcë, dhe ti çdo pengesë e përballove me vetëbesim, me punë, me këmbëngulje dhe përkushtim të pa shoq.
Të lumtë, mbesa ime!
Ti je krenaria e familjes sonë!
Uroj që kjo diplomë të jetë vetëm fillimi i një rruge edhe më të gjatë, asaj për Master e pse jo edhe për PHD. DIANË e dashur, unë si të njohë ty, ti do të ecësh gjithmonë përpara, me të njëjtën vendosmëri si deri më tash, dhe kjo diplomë do të jetë vetëm faqja e parë e një kapitulli më të madh e më të bukur në karrierën tuaj profesonale.
Me shumë dashuri, respekt dhe admirim,
Xhaxhai,
Shefqet DIBRANI
