Home » Halil Geci : DOSJA “LEPTIRI” E SERBISË DHE “LAHPERAT” E SHQIPFOLËSVE TË DARDANISË: TË SHITUR E TRADHTARË NË PËRPJEKJE PËR TË VRARË E SHANTAZHUAR ATDHETARËT

Halil Geci : DOSJA “LEPTIRI” E SERBISË DHE “LAHPERAT” E SHQIPFOLËSVE TË DARDANISË: TË SHITUR E TRADHTARË NË PËRPJEKJE PËR TË VRARË E SHANTAZHUAR ATDHETARËT

nga World Ks

DOSJA “LEPTIRI” E SERBISË DHE “LAHPERAT” E SHQIPFOLËSVE TË DARDANISË: TË SHITUR E TRADHTARË NË PËRPJEKJE PËR TË VRARË E SHANTAZHUAR ATDHETARËT

Që nga viti 2001 e deri më sot, bëhen 25 vjet përpjekje nga Serbia dhe nga shqipfolsit që, sipas kësaj dosjeje, kanë vepruar në shërbim të Serbisë, për ta shantazhuar, dëmtuar dhe vrarë fizikisht e politikisht figurën e Albin Kurtit.

Pas 25 vjetësh përpjekjesh për t’i vrarë, eliminuar ose heshtur atdhetarët që nuk lejojnë ndarjen e Dardanisë, sot dolën mbi sipërfaqe dy dosje: “Leptiri” e Serbisë dhe “Lahperat” e shqiptarëve të shitur e tradhtarë.

Këto dy emërtime, sipas këtij këndvështrimi, paraqesin dy forma të së njëjtës përpjekje.

Në njërën anë është dosja “Leptiri” e Serbisë, ndërsa në anën tjetër është ajo që populli e ka pagëzuar me emrin “Lahperat” ,si një përkufizim për ata që, sipas këtij qëndrimi, ushtruan presion, shantazh dhe dhunë ndaj atyre që kundërshtonin çdo projekt për copëtimin e Kosovës dhe ndarjen e Dardanisë.

Bëhet fjalë për një përballje që, sipas këtij këndvështrimi, nuk ka qenë vetëm politike, por ka kaluar edhe në kërcënime, shantazhe dhe përpjekje për eliminimin fizik të atyre që konsideroheshin pengesë për projekte të tilla.

Sot, pas 25 vjetësh, ajo që dikur fshihej në prapaskenë po del mbi sipërfaqe.

Dosja “Leptiri” ka tronditur opinionin publik në Kosovë, veçanërisht pas daljes në dritë të dokumenteve dhe pretendimeve që prekin edhe institucione të Kosovës dhe individë të lidhur me periudhën e luftës.

Ajo që dikur thuhej nëpër oda, rrugë e biseda të mbyllura, sot po përballet me dokumente, dëshmi dhe fakte që kërkojnë të analizohen seriozisht.

Dhe për ata që dikur “pirdhshin në çillë”, sot, siç thotë populli, pordhët e veta ua ka kthyer Sheholli dhe dosja “Leptiri” në birë të gojës.

Historia, kur del në dritë, nuk pyet se kush ka bërtitur më fort. Ajo kërkon përgjigje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment