Home » Kryeministri Kurti shkruan pas takimit me zabendëshefen e zyrës së Bashkimit Europian Eva Palatova

Kryeministri Kurti shkruan pas takimit me zabendëshefen e zyrës së Bashkimit Europian Eva Palatova

nga World Ks

Herë si zëvendësshefe e herë si ushtruese e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nga viti 2023 kemi pasur takime të shpeshta e shkëmbime të shumta me znj. Eva Palatova.

Në takimin lamtumirës, sot në Zyrën e Kryeministrit e falënderova për shërbimin dhe kontributin e saj në kultivimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Krahas punës së institucioneve tona, është e rëndësishme që edhe Zyra e BE-së në kryeqytetin tonë të mbështesë aktivisht procesin e integrimit, ashtu që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, i përcjell me një proces anëtarësimi të bazuar në merita.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment