Home » Albin Kurti : Gjithmonë kënaqësi të takohem e të diskutoj me ambasadorin Jonas Westerlund

Albin Kurti : Gjithmonë kënaqësi të takohem e të diskutoj me ambasadorin Jonas Westerlund

nga World Ks

Gjithmonë kënaqësi të takohem e të diskutoj me ambasadorin Jonas Westerlund, me të cilin njihemi kaherë. Për herë të parë u takuam në rrethana krejt tjera, në verën e vitit 1998, kur si përfaqësues i unionit të studentëve po merrja pjesë në një konferencë në Suedi dhe kur Kosova kishte nevojë për ndihmën e botës demokratike për t’i shpëtuar spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë.

Sot, pas katër vjetësh të shërbimit si ambasador i Suedisë në Republikën e Kosovës, e falënderova për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve. Suedia i është gjendur popullit të Kosovës në ditët më të vështira dhe ne jemi përherë mirënjohës për këtë.

Biseduam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona, për potencialin dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorët, si dhe për proceset e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment