Home » Kryeministri Kurti : Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.

Kryeministri Kurti : Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.

nga World Ks

Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta. Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova.

Ai u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira. Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën.

Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!

Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment