29
Korrupsioni ka prek pothuajse të gjitha partitë, atëherë problemi nuk është më vetëm te disa deputetë por te vetë sistemi.
Populli voton përfaqësues, jo ortakë aferash. Voton njerëz që do ta mbronin shtetin, jo që do ta përdornin si plaçkë politike.
Popull i dashur hapni sytë mirë dhe veshët kur ta kapni fletëvotimin në dorë me shkrue tikun e juaj. O sot o kurrë!
Sepse:
Sot, më shumë flitet për dosje , pazare e interesa personale sesa për ligje, zhvillim e drejtësi.
Dhe pyetja që mbetet është: A po e udhëheqin shtetin deputetët, apo aferat korruptive?
Korrupsioni nuk ka parti. Ka vetëm etje për pushtet dhe përfitim.
E këtu në çdo parti në Kosovë kanë mbirë shumë kandidat që se meritojnë asnjë votë, e lere më me u ba deputet…
