Home » U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

nga World Ks

U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Takimin e kryesoi drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Albertina Dedinca, së bashku me anëtarët e komisionit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan rastet e personave të riatdhesuar, sfidat me të cilat ata përballen, si dhe mundësitë për ofrimin e mbështetjes institucionale në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri. Anëtarët e komisionit shqyrtuan rastet dhe u dakorduan për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe integrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.

Komisioni ritheksoi përkushtimin për bashkëpunim ndërinstitucional dhe vazhdimin e angazhimit në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes së nevojshme për këtë kategori të qytetarëve.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment