19
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar, me mërgatën tonë të dashur dhe të suksesshme si ndërlidhje, ishin në qendër të diskutimeve në pritjen nga përfaqësues të parlamentit të Nordrhein-Westfalen.
Në takime të ngrohta e miqësore si sot me kreun e Komitetit për Evropë dhe Çështje Ndërkombëare, Stefan Engstfeld, zëdhënësin e Komitetit Kryesor nga SPD, Hartmut Ganzke, dhe shefin e Grupit Parlamentar të SPD, Jochen Ott, e kuptojmë më shumë se kurdoherë rolin dhe potencialin bashkatdhetarëve tanë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit edhe në nivel institucional.
Në frymën lidhjes së fortë e të afërt mes Kosovës dhe Gjermanisë bashkë nënshkruam edhe një kërkesë për një ndeshje ndërmjet përfaqësueseve tona në futboll
