Home » Glauk Konjufca : Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë

Glauk Konjufca : Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë

nga World Ks

Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndermjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë. Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha. Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës u takova gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez dhe me Senatorin Pat Casey, takime të cilat riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment