Home » Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

nga World Ks

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pasi e priti Spiropalin në zyrën e tij.

Kurti thekson se prioritet e mandatit të rij do të jetë hekurudha Gjakovë-Shkodër, në kuadër të projektit Prishtinë-Durrës. Synimi, theksoi ai, është që puna për ndërtimin e saj të nisë sa më parë.

“Ky investim strategjik në infrastrukturën hekurudhore do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve, do të rrisë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe do të kontribuojë në zhvillimin rajonal, duke afruar edhe më tej qytetarët tanë”, tha Kurti.

Mes tij dhe Spiropalit është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare gjatë këtij viti dhe një koordinimi më të madh në politikën e jashtme.

“Po ashtu, në takim theksuam rëndësinë e vazhdimit të mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare gjatë vitit 2026, si dhe nevojën për koordinim më të madh në politikën e jashtme dhe në forume ndërkombëtare. Bashkëpunimi i ngushtë për diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës te gjeneratat e reja, mbetet prioritet i përbashkët dhe një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve”, tha Kurti.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Spiropali u takua edhe me Presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe homologun e saj, Glauk Konjufca.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment