32
Të dashur qytetarë,
Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e mjedisit janë prioritetet tona kryesore në MMPH. Në këtë drejtim jemi të përkushtuar që përmes një kornize të re ligjore të ndërmarrim hapa konkretë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë.
Këto janë 6 projektligjet kryesore që do t’i shtyjmë përpara në këtë mandat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ato janë:
1. Projektligji për Mbrojtjen e Mjedisit
2. Projektligji për Mbrojtjen e Natyrës
3. Projektligji për Mbeturina
4. Projektligji për Planifikim Hapësinor
5. Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm
6. Projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit
