Në Gjilan, dhjetëra të rinj e të reja i janë bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e cilësoi këtë si një dëshmi të qartë se vlerat e Lëvizjes po përqafohen gjithnjë e më shumë nga qytetarët.
“Lëvizja është e fuqishme vetëm me qytetarët. Sot, dhjetëra të rinj e të reja u bënë pjesë e familjes sonë politike, duke dëshmuar se besimi në të mirën e përbashkët po rritet çdo ditë”, deklaroi Hyseni.
Ai shtoi se Vetëvendosje po rritet me njerëz të rinj që sjellin ide të guximshme, energji pozitive dhe vizion për zhvillim.
“Kjo është vula që tregon se jemi në rrugë të mbarë dhe se bashkë ia dalim para çdo sfide”, përfundoi Hyseni.
Postimi i plotë:
Lëvizja është e fuqishme vetëm me qytetarët!
Sot, dhjetëra të rinj e të reja i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo është një tjetër dëshmi se vlerat tona po përqafohen gjithnjë e më shumë, tek secili që beson në të mirën e përbashkët.
Lëvizja jonë po rritet çdo ditë e më shumë, me të rinj që sjellin energji, ide të guximshme dhe besim të fuqishëm.
Kjo është vula që tregon se jemi në rrugë të mbarë dhe se bashkë ia dalim para çdo sfide.
