Shkruan : Bahri Cani
Si është e mundur që mediat t’u japin hapësirë personave të tillë këtë e dinë mbase ato vetë, por edhe kjo tregon që gara për klikime e shikime duket se nuk ka fund…
Sidoqoftë, Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikate se është arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për spiunazh.
Në komunikatë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është kryer me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Ai është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimit e Shehollit, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë., thuhet në shpjegim.
