Shkruan Ramazan Bekteshi
J. Rubin si samurai, ai e mbrojti HTH më fuqishëm se avokati, por shokët e tij ia la pas dore. Madje, akronimin e artë të UÇK-së e kallajisi, derisa protagonistin e rezistencës, Demaçin, e hudhën jashtë skene/ante-portam!
Për Rubinin, HTH ishte alfa dhe omega, por, njëkohësisht thotë se ai nuk kishte kontroll. Sa ia vlen te mbrohet vetëm HTH e të tjerët të lihen jashtë skene duke përfshirë edhe UÇK-në që jo vetëm e solli lirinë, por shkroi epokën më të lavdishme të shtetit tonë të ri, pa të cilën s’ka as histori as krenari, sepse të tjerët s’mund ta shkruajnë historinë tonë të vuajtjeve dhe sakrificave.
Sa burrnor është pohimi 20 vjeçar i komandantëve kur krenoheshin se ‘ne ishim dhe e bëmë’ dhe posa vjen Haga, që e firmosën vetë, humbet dhe krenaria, vetëbesimi dhe vjen mohimi, tani me pasiguri thuhet; ‘unë nuk kisha kontroll’, atëherë pse duhej të dilje para Rugovës ta vesh firmën në Rambuje, e më vonë të pavarësisë, te Zajednicës, të demarkacionit…pra, nëse nuk ishe i pari, lind pyetja, si u bëre i pari?
Kur Rubin thotë se Hill i besonte më shumë LDK-së, dhe si diplomat që ishte kundër pavarësisë, a i bie kjo se Rugova do të bënte kompromise më të dhimbshme, edhe pse kjo nuk qëndron, Rubin nuk e thotë por len hapsirë për të dyshuar. Rubin pohoi se qenka përgadit për dëshminë një kohë të gjatë, por mbetet pikëpyetje se sa ishte gjithëpërfshirës?
Shumë njerëz të politikës e publicistikës u pronocuan me dëshminë e Rubinit, disa në mënyrë emocionale e disa në mënyrë racionale. Por, në ditët në vijim, shpresoj se interesi kombëtar do të vihet në peshore para emocioneve dhe interesave primitive klanore të cilit do taborri qofshin!
