Home » Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest ndaj Goran Rakiqit dhe 11 personave të tjerë për rastin e barikadave në vitin 2022

Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest ndaj Goran Rakiqit dhe 11 personave të tjerë për rastin e barikadave në vitin 2022

nga World Ks

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën e Prishtinës për urdhërarrest ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, tanimë deputet në Parlamentin e Serbisë Goran Rakiq, pasi i njëjti është ftuar tri herë, nga Prokuroria Speciale për rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, por që nuk është paraqitur për t`u intervistuar.  Ndërsa, ndaj deputetëve të Listës Serbe Igor Simiq, Slavko Simiq dhe kryetarit të Listës Serbe Zlatan Elek ka përfunduar intervistimi.

“Tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurëve S. S., I. S., dhe Z. E. Ndërsa, sa i përket intervistimit të G. R., i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim. Andaj, me qëllim të sigurimit të prezencës së G. R., Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhërarrestit ndaj tij”- thuhet në përgjigje.

REKLAM

Prokuroria Speciale lidhur me rastin e barikadave në veri në vitin 2022, ka kërkuar urdhërrarrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.

Në kuadër të hetimeve që PSRK, është duke i zhvilluar në rastin e barrikadave në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese, ka kërkuar urdhërarrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.

REKLAM

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment