Home » Ceremoni me rastin e pensionimit të Shefqet Dibranit

Ceremoni me rastin e pensionimit të Shefqet Dibranit

nga World Ks

Familja e shkrimtarit dhe publicistit Shefqet Dibrani organizoi një ceremoni nderimi me rastin e pensionimit të tij, duke vlerësuar kontributin e çmuar në krijimtarinë letrare dhe publicistike.

Në këtë ngjarje morën pjesë figura të shumta të jetës kulturore e artistike, të cilëT vlerësuan lartë veprën dhe krijimtarinë e autorit, si dhe shkrimtari i njohur Nazmi Rrahmani, që shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe veprimtarinë e tij letrare.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe miq, kolegë e personalitete nga trevat shqiptare dhe diaspora, ndërsa përmes një ekspozite të posaçme u prezantua krijimtaria e mbesës së tij, Elvira Dibrani. Në shenjë falënderimi, shkrimtarit iu dhurua një pikturë nga mbesa tjetër, Vlora Gashi.

Ngjarja u mbyll me një koktej rasti, të organizuar nga familja Dibrani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment