34
Nga Dalinë Arifi
Kam etje për puthjet e tua,
tek thith ëmbël buzën tënde.
Epsh, afsh i flakëruar në qiell,
zjarmi i një gruaje për dashuni.
Më dashuro sonte pa kufij,
çdo pëllëmbë trupi dua ta ndjej.
Dorën tënde tek shtrihet mbi lëkurën time,
si një e çmendur pres të të ndjej.
Sonte dua të të dua
më ndryshe se çdo herë.
Zjarmi i një gruaje,
e përflakur në dashuri.
Dalinë Arifi
Shkurt 2026
