Home » Zgjohu, o Populli Im

Zgjohu, o Populli Im

nga World Ks

Nga : Vlora Obertinca

Sa më vjen keq çdo mëngjes kur hap sytë, Kur dëgjoj urrejtje që s’ka të ndalur, Mes njerëzve të popullit tim.

A do të ndaleni ndonjëherë? A do të kuptoni kur është mjaft? Paraja vjen e shkon, Por mëkati mbetet në krah.

Vetëm para, vetëm pushtet… Kanë harruar njerëzit e mi, Se kemi vetëm një jetë.

Ku e keni mendjen? Ku e latë madhështinë? Ku e humbët besën, Ku u humbët fisnikërinë?

Ku mbeti lashtësia, Ku mbeti krenaria, Ku u shua pellazgu, Nga tradhtia e lakmia?

Zgjohuni, o popull! Se jemi pak në këtë botë, Duajeni njëri-tjetrin — Se tepër po na mban kjo tokë.

Jemi tri shtete që flasim shqip, Por s’e kuptojmë dot njëri-tjetrin; Prandaj kërkojmë nga i huaji ndërmjetësim.

Pse duhet i huaji Të pajtojë vëlla me vëlla, Kur kemi të njëjtën nënë, Të njëjtin baba?

Pozitat, pushteti dhe paraja janë të përkohshme, Por ajo që u lëmë fëmijëve pas — Do të jetë e përmotshme.

O populli im, Lini pas dashuri e mirënjohje, Se po s’e bëtë, Do t’ju ndjekë mallkimi deri në varre.

Shpejt kalon jeta, E një ditë do të preheni në amshim Prandaj lini gjurmë, Që të përmendeni për të mirë.

Autore: Dr. sc. Vlora Obertinca

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment