Home » XHAFER TAHIRI NGA VUSHTRRIA: LIDERI I MIRË NDËRTON, NUK DJEG SHTËPINË E VET

XHAFER TAHIRI NGA VUSHTRRIA: LIDERI I MIRË NDËRTON, NUK DJEG SHTËPINË E VET

nga World Ks

Shkruan: Halil Geci

Rugovistët e vërtetë kërkojnë kthim te parimet e Ibrahim Rugovës – jo te politika përçarëse që po dëmton LDK-në dhe popullin.

Pas deklaratave të Abdixhikut, Xhafer Tahiri ngre zërin dhe thotë:

Kujtoni Rugovën, jo ata që e shesin partinë për pushtet.

Pas deklaratave të Lumir Abdixhikut, ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të LDK-së.

Ai ka deklaruar: “Lideri i mirë nuk e kall shtëpinë e tij.”

Unë, Halil Geci, jam thellësisht i shqetësuar për fatin e LDK-së dhe për mënyrën se si po udhëhiqet sot. Më dhemb fakti që partia e Ibrahim Rugovës, themeluesit të shtetit dhe simbolit të urtësisë politike, ka rënë në duar njerëz që nuk po e ruajnë trashëgiminë e tij.

Pa dashje, më duhet të bëj një krahasim ndërmjet liderit të pavdekshëm të këtyre trojeve, Dr. Ibrahim Rugovës, dhe atyre që, pas ikjes së tij, erdhën në krye të partisë. Në vend se ta ruanin frymën dhe vizionin e Rugovës, ata u përpoqën ta kapnin partinë me çdo mjet, me synim pushtetin dhe përfitimet personale.

Në vend që të punonin për interesin e Kosovës dhe për unitetin e LDK-së, disa prej tyre u mbështetën në ndikime të jashtme dhe aleanca të dyshimta, duke ndërtuar narrativa të rreme për të mbuluar dështimet dhe përçarjet e tyre. Kështu, partia dhe shteti u kthyen në mjete për pasurim personal e politik.

LDK-ja ka nevojë për reflektim të thellë, për kthim te vlerat rugoviste – për idealizëm, ndershmëri dhe punë për shtetin, jo për interesa të ngushta. Vetëm kështu mund të ringjallet shpresa dhe besimi i qytetarëve në partinë që dikur ishte shtylla e pavarësisë së Kosovës.

Ne rugovistët e vërtetë jemi të zhgënjyer tej mase, sepse shumë nga këta liderë e kanë parë LDK-në jo si shtëpi të përbashkët, por si një rrugë drejt pushtetit dhe pasurisë, duke dëmtuar atdheun pa menduar se çfarë dëmi po i shkaktojnë.

Më i veçuari ndër ta, për fat të keq, është Lubomir Apangjiku nga Presheva. Ky njeri e ka dëmtuar LDK-në dhe shtetin në themel, duke mbështetur marrëveshje të padrejta me forca që dikur ishin kundër vetë Rugovës dhe idealit të tij për një shtet sovran, demokratik dhe të hapur ndaj fqinjëve përreth.

Mua më vjen keq, por pa dashje më duhet t’ju sjell në kujtesë momentet e rënda të asaj kohe, kur rrjeti kriminal i PDK-së, i cili sot po gjykohet në Hagë për dyshime se vriste proamerikanë dhe atdhetarë të LDK-së – aleatë të përhershëm dhe të pandashëm të Shteteve të Bashkuara – mbolli frikë dhe dhimbje në Kosovë.

Më kujtohet dita kur u bë atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova. Ai shpëtoi për mrekulli, por nuk e ndali as takimin, as rrugën e tij. Menjëherë pas atentatit, shkoi në Kuvendin e Kosovës për ta takuar Javier Solanën.

Kur e pyetën pse nuk u tërhoq dhe si ndodhi atentati, Rugova u përgjigj me qetësi e vendosmëri:

“Për ta ndërtuar shtetin duhen sakrifica. Zoti më shpëtoi, dhe ne duhet ta vazhdojmë ndërtimin e shtetit.”

Edhe pse Rugova i njihte ata që e kishin shënjestruar dhe që kishin synuar ta vrisnin, ai u bënte thirrje të gjithëve:

“Hajde ta bëjmë shtetin së bashku.”

Ai u fliste qytetarëve me urtësi, duke i ftuar të votojnë edhe për të tjerët, sepse e dinte se pluralizmi është themel i demokracisë.

LDK-ja sot ka nevojë për një kthim të sinqertë te parimet rugoviste, për udhëheqje me maturi, urtësi dhe bashkim, jo me fjalë që përçajnë e dëmtojnë.

Zoti e shpëtoftë LDK-në dhe Kosovën nga aventurat politike që nuk kanë rrënjë në idealin e Ibrahim Rugovës, por në ndikime e interesa të jashtme, të lidhura me emra e qëndrime që kanë larguar partinë nga rruga e saj e vërtetë.

LDK-ja duhet të kthehet aty ku e la Rugova ,në themel të vlerave demokratike, të paqes, të bashkëpunimit dhe të pavarësisë së mirëfilltë të Kosovës. Vetëm kështu mund të ringjallet shpresa dhe besimi i qytetarëve në këtë parti historike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment