Home » Vrau gruan dhe i vuri flakën shtëpisë, gjendet i pajetë 42-vjeçari shqiptar. Çifti, prindër të 4 fëmijëve

Vrau gruan dhe i vuri flakën shtëpisë, gjendet i pajetë 42-vjeçari shqiptar. Çifti, prindër të 4 fëmijëve

nga World Ks

Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një 42-vjeçar shqiptar nga Kosova ka qëlloi me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend.

Mediat lokale raportojnë se pas të shtënave, i dyshuari ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka shtënë sërish me armë, për t’u futur më pas brenda.

Pak më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët, dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, brenda saj janë gjetur dy trupa të pajetë.

Sipas mediave kosovare dyshohet se i dyshuari është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Gjithashtu dhe gruaja e tij e cila nuk është identifikuar akoma, është po nga një fshat i kësaj komune të Kosovës.

Çifti Berisha mësohet se ishin prindër të 4 fëmijëve të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet ende janë duke punuar për konfirmimin e identitetit të viktimave.

Ishin banorët e fshatit ata të cilërt dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë shtetasin Ramiz Berisha duke dalë nga shtëpia. Pas pak ai u rikthye sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë ku për rrjedhojë humbi jetën.

Dy viktimat së bashku me fëmijët e tyre jetonin në një pjesë të një vile në fshatin Epagny e cila  ishte marrë me qira nga çifti me origjinë nga Kosova.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment