18
Nga: Mimoza Rexhvelaj ·
Vjeshta, në vend të frutave
Lotin pati nëpër degë,
Teksa i lëm ëndrrat mbi shtrat,
E luajmë lojen që quhet “jetë”
Pa vjeshtën e përlotur nuk mund të jem,
As frut, as gjethe siç më thua…
Nuk e di sa xhind, që nuk shihen
Do të donin të lodronin me mua.
Ndihem rehat me vetedijen time
Për sa kohë mbaj mbi supe pranverën
A nuk jam e para lule që çel?
A nuk jam ajo,që ia çel stinës derën?!